“Jo politikë”, studentët përzënë mes tensioneve pedagogun e njohur

0
510

Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike. Studentët kundërshtojnë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të kësaj lëvizje në këtë protestë. Studentët i kanë ndërprerë fjalën pedagogut, duke mos e lejuar të flasë.

Qindra studentë janë grumbulluar përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të protestës masive për plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët kërkojnë plotësimin e kushteve në universitete dhe arsim cilësor.Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve. Protestës i janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Vlorës dhe Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here