Fundjava e fundit me “Ditari i Ana Frank”, në skenë për publikun

    0
    502

    Në Teatrin Metropol kjo është fundjava e fundit, që do të jetë në skenë këtë vit shfaqja teatrore “Ditari i Ana Frank”. Njoftimin e bën vetë teatri për publikun, duke pohuar se nuk duhet humbur mundësia për ta parë dramën. “Teatërdashës, ju lajmërojmë se kjo është fundjava e fundit ku “Ditari i Ana Frank” do të ngjitet në skenën e Metropolit. Mos e humbni mundësinë për ta parë”, shkruan teatri. Vepra në skenë vjen me regji nga Armela Demaj dhe në role janë aktorët Vanesa Guri, Myzafer Zifla, Klea Konomi, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli dhe Valdano Bajrami.

    “Ditari i Ana Frank” është historia e Ana Frank dhe familjes së saj hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teksti fitues i çmimit “Pulitzer”, shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett i solli publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ana Frank në të vërtetë, nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri në pranverën e 1944-ës, kur Bolkenshtajni, atëherë ministër i Arsimit në mërgim, tha në radio se të gjitha dëshmitë e vuajtjeve të popullit hollandez gjatë pushtimit gjerman, do të mblidheshin dhe do të botoheshin pas mbarimit të luftës. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të “Shoah-ut”. Ana Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Myzafer Zifla vjen në rolin e Otto Frank tek “Ditari i Ana Frank”. Z. Frank, babai i sjellshëm dhe praktik i Anës, është gjithashtu dhe kreu i “familjes papafingo”. (Papafingo është vendi ku 8 hebrenjtë u fshehën për 2 vjet, për ti shpëtuar përndjekjes naziste). Qetësia dhe durimi i tij janë një pasuri në papafingon e ngushtë dhe një ngushëllim për Anën, e cila është shumë e lidhur me të. Mes aktorëve, Klea Konomi  është në rolin e Edith Frank. Zonja Frank është mamaja nervoze dhe e rezervuar e Anës të cilën e do shumë, por dëshiron dhe e këshillon që ajo të jetë më serioze dhe e sjellshme si motra e saj Margot.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here