Aktori i humorit Julian Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” në prezantimin e Fatmës dhe Aulonës.
Ai ka treguar shumë të vërteta që publiku nuk i ka ditur më parë. Mes të tjerave ka rrëfyer dhe për ndarjen e grupit si dhe largimin nga “Porokalli”.
“Ne nuk u larguam nga ‘Portokalli’-a Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapriçot e regjisorit, Basha”, ka treguar Julian Deda.
Në grup bënin pjesë aktorët e njohur që sot janë ndër më të suksesshmit në fushat e tyre, si Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Gent Bejko.