Brexit/ Dorëhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe

0
551

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah, ka dhënë dorëheqjen. Arsyeja lidhet me kundërshtimin ndaj marrëveshjes së Brexit.

Gyinah ka krahasuar marrëveshjen me një ndeshje futbolli, ku kundërshtari është edhe gjyqtar edhe vendos rregullat. “Britania ka një listë të aspiratave me të cilën dëshiron të negociojë me BE-në, pas humbjes së zërit, vetos dhe votës”, ka thënë Gyinah.

Sam Gyinah është ministri i 10 që u largua në kohën e kundërshtimeve për Brexit. Parlamenti britanik pritet të votojë për marrëveshjen me 11 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here