Emra+ Foto/ Zbërthehet mega-operacioni i antidrogës, ja kush janë 14 shqiptarët e arrestuar në Itali

0
432

Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.Policia ka publikuar emrat e 20 personave të arrestuar, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni i ndihmuar nga helikopterë dhe qentë antidrogë dërguan në burg 20 persona, kryesisht shqiptarë dhe më pas rumunë dhe italianë, të gjithë anëtarë të një organizate kriminale në zonën e Vastese, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe mbajtës të armëve. Sipas policisë italiane, ky operacion i dha një goditje të fortë trafikut të drogës.

Shqiptarët e arrestuar janë: Denis Bimi, Çlirim Tafili, Elvin Tafili, Eqrem Bimi, Besmir Sylja, Elvis Cafi, Adriano Shabanaj, Erlin Roci, Bruno Aliu, Agim Cafi, Ajden Cekorja, Andersen Tomorri, Abjond Xheka, Emran Morina.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here