Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Shqipëria dhe Kosova do ecin krah për krah, si shqiponja dykrenare”, deklaroi kryeministri, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj BE.
“Zero barriera tarifore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Do të bëhet njohja e ndërsjellët e patentave. Tarifa 100% e vendosur ndaj Serbisë nuk është veprim ekonomik, por reagim politik dhe ftesë ndaj Serbisë për të zbritur me këmbë në tokë, për të hequr dorë nga lufta pas shpine ndaj Kosovës. Përpjekja për të penguar anëtarësimin në Interpol e papranueshme.
Nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në Durrës. Unifikimi doganor do të ndodhë brenda 6 muajsh. Shqipëria dhe Kosova pa rooming brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm. Do kemi një pikë fluide të kontrollit të përbashkët në kufi, sipas standardeve të BE. Do të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë, pa vonesa në dogana. E papranueshme që shqiptarët e Kosovës mbahen peng nga BE. Në pikat e kalimit mjaftojnë vetëm një palë dokumente. Qëndrimi i BE për vizat i papranueshëm. Por ne jemi gjallë, nuk kemi vdekur akoma. Do çojmë përpara projekti “shqiptarët për shqiptarët”. Dokumenti mes dy shteteve do krijojë vizionin strategjik deri në 2050. Do vazhdojmë të ecim në rrugën e bashkimit të shqiptarëve dhe e duam këtë bashkim nën ombrellën e BE dhe askush nuk do të na pengojë.
Shqipëria synon partneritet me Serbinë, por nuk mund të kenë një fytyrë me Shqipërinë, një fytyrë më Kosovën. Meritojnë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës dhe kjo nuk negociohet më. Serbia të mos bëjë viktimën para Kosovës. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Është koha të shohim përpara. Miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëdhelin në një formë të papranueshme”, tha Rama