Lori Hoxha ka zbuluar disa gjëra rreth vetes së saj që askush nuk i dinte më parë. Ajo ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. “Do të doja që kur isha 17 vjeçe të më thoshte dikush: ‘Mjaft bërë tatuazhe, sepse do t’i urresh një ditë”, – ka thënë Lori. Ajo ka shtuar se mezi pret t’i heq të gjithë dhe me disa prej tyre ka nisur procesin. Lori ka zbuluar se është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë. Lori ka treguar edhe një situatë aspak të këndshme nga ditëlindja e saj dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta festojë më.
“Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur”, – ka treguar Lori në videon e publikuar në kanalin e saj Youtube.