(Video nga aksioni) Policia e Mirditës del në aksion, sekuestron drogë të fshehur në bunker, arreston 3 persona. Ja emrat

0
380

Policia e Mirditës ka arrestuar 3 të rinj, trafikantë droge. Në pranga është vënë shtetasi  Vilson Bushkola,  31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.

Gjithashtu është arrestuar edhe F.K. 25 vjeç dhe E.M.  28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën  penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here