Arrestohet një person me shtetësi italiane në Kurbin, pasi në shtetin italian ishte dënuar për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.
“Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian një shtetas i dënuar me 6 vite burg për ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, I. M, 39 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian”, sqaron policia.
Po ashtu, në pranga ranë edhe dy persona të tjerë të kapur me lind narkotike.
“Në pranga ranë edhe V. B, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)”, njofton policia.