I akuzuar për korrupsion/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë për zv. Drejtorin e Burgjeve, Iliaz Labi

0
344

Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për zv.Drejtorin e Burgjeve Iljaz Labi. Mësohet se Labi është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi atë më herët me 3 vite burg dhe e ndaluan për 5 vjet të ushtrojë funksione shtetërore.

Mbi Iljazajn rëndon akuza e korrupsionit për abuzimin me tenderat.

Labi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi pranoi akuzat e korrupsionit me tenderat e vezëve dhe bulmetit në burgje, në bashkëpunim me Artur Zoton, ish-drejtor i Përgjithshëm. Ky i fundit u dënua me 5 vite burg nga e njëjta gjykatë më 11 maj të këtij viti.

Administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht,  Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, të cilë vuajnë gjithashtu dënimin bënin marrëveshje për të kryer konkurim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Hetimet për ish zv drejtorin e burgjeve dhe 4 biznesmenët kanë nisur në korrik të vitit 2016. Sipas prokurorisë ata akuzohen për korrupsion në zhvillimin e tenderëve për ushqimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here