A jeni gati për filmin e Lorik Canës? Ish-kapiteni i Kombëtares zbulon kur do të publikohet

0
395

Lorik Cana tashmë është futbollisti i preferuar i shumë shqiptarëve dhe për disa vite me radhë ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare.

Për të përshkruar karrierën e tij të suksesshme ai që më herët ka treguar se po realizonte një film-dokumentar me emrin “Lorik”. Këtë e bëri të ditur vetë Cana dhe tani duket se xhirimet kanë mbaruar dhe është caktuar data e publikimit.

“Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik” një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ke dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur . 5 dhjetor” –  shkruan Cana në postimin e tij në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here