Komisioni i Monitorimit raport Kuvendit: Ja si duhet të veproni për plotësimin e Kushtetueses

    0
    415

    Komisioni për Monitorimin e Zbatimit të Reformës në drejtësi ka përgatitur një raport me fokus që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të rizgjidhet në 5 dhjetor. Komisioni i Monitorimit i sugjeron Kuvendit që ta hedhë shortin, pavarësisht se nuk është ngritur KLGJ dhe KLP.

    Komisioni i kërkon Kuvendit të bëjë atë që bëri edhe në dhjetorin 2017 kur Meta refuzoi të hidhte shortin, dhe të ngrihet një KED e përkohshme që do të fillojë punë nga 1 janari dhe që duhet të zgjedhë Gjykatën Kushtetuese.
    Komisioni i Pavarur për Koordimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, në raportin drejtuar Komisionit të Ligjeve, sugjeron rimarrjen e dispozitave kalimtare ligjore për zhbllokimin e ngërçit institucional.

    Aktualisht pranë Presidentit të Republikës, me qëllim hedhjen e shortit për ngritjen e KED-së, janë dorëzuar listat e kandidatëve nga Gjykata Kushtetutese, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria.

    Emrat nuk janë dorëzuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Presidenti pritet të mos e ushtrojë kompetencën deri në 5 dhjetor dhe pas kësaj date, do të jetë Kuvendi ai që do ta hedhë shortin, i mbështetur dhe nga raporti i Këshillit të Monitorimit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here