Kohë më parë bëri bujë lajmi se trajneri i kombëtares Kristjan Panuçi ishte dëshmitar në një gjyq në Itali.Panuçi është thirrur të dëshmojë rreth një ngjarje kur një regjisori italian i kanë vjedhur nga aparati fotografik pamje të Françesko Totit dhe gruas së tij, Ilari Blazi, gjatë pushimeve në Maldive, të cilët iu shitën më pas revistave.Seanca gjyqësore ishte pikërisht një ditë pas ndeshjes me Uellsin, ndërsa trajneri italian nuk ka mundur të udhëtojë drejt Italisë për të dëshmuar.
Kjo është seanca e dytë që Panuçi humbet, teksa është gjobitur njëherë nga gjykata me 250 euro.Ai është paralajmëruar se nëse nuk paraqitet në seancën e dytë, do të lëshohej një urdhër-shoqërimi për të.
Nuk dihet ende vendimi që seanca gjyqësore ka marrë për të, por trajneri duhet të deklarojë në policinë italiane vendndodhjen e tij dhe një oficer thjesht do të sigurohet që ai do të paraqitet në seancën e radhës për të dhënë versionin e fakteve për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2011, duke e shoqëruar derisa të hyjë në sallë.
Ai rrezikon të humbasë këtë gjyq sërish, nëse seanca caktohet në fundin e marsit, kohë kur Panuçi do të jetë i angazhuar me kombëtaren në kuadër të eliminatoreve të Europianit.