Në kërkim prej 1 viti/ Arrestohet në Maltë ‘i forti’ shqiptar me “BMW X6”

0
446

Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze. Por 27-vjeçari nuk është i panjohur edhe për policinë shqiptare.

Po kush është Bektash Muka?

27-vjeçari i arrestuar në Maltë nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip BMW X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Kjo pasi në rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr që kishte.

Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me një mur rrethues të një banese.

27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi. Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, Policia gjeti një pistoletë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here