Deputeti i PS,Bashkim Fino është përplasur me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Fino ka kërkuar fjalën, ndërsa Ruçi refuzoi t’ja jepte pasi kishte mbaruar diksutimi për projektligjin ‘Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.Për këtë projektligj foli deputeti Ervin Bushati. Ndërsa Fino kishte disa gjëra për të shtuar sipas tij, Ruçi nuk ia dha mundësinë.
Debati:
Ruçi: Zoti Fino doni të thoni diçka?
Fino: Po dua të flas për projektligjin.
Ruçi; Jo u mbyll kjo
Fino: Po ai pse foli (për Ervin Bushatin)
Ruçi: Ai foli në emër të grupit. U mbyll tani, je jashtë rregullores.