Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër, ja kush ishte shënjestra e atentatit mafioz

0
453

Disa detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Fatos Verracakut dhe plagosjen e Fatmir Meaj.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori ka patur të veshur një xhaketë ngjyrë të kuqe me të bardhë. Në kokë ka patur skafandër ngjyre të kuqe.

Po ashtu bëhet e ditur se autori është ulur nga motori shume shpejt dhe është afruar deri në rreth 10 metër. Ai ka qëlluar në ecje e sipër. Pasi ka qëlluar objektivin, që thuhet se ishte Fatos Verracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy here në kokë viktimën për t’u siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dorë, ndërsa raportohet se ka patur një saktësi të madhe duke qenë preçiz, pra një vrasje profesioniste. Me pas është larguar duke hipur ne motor.

Sapo ka hipur ne motor, autori ka qene duke futur pistoletën brenda por ende pa e futur ne brez e ka drejtuar ne ajër dhe ka qëlluar edhe njëherë për të dhënë ndoshta edhe një mesazh.

Ai gjatë kohës kur qëlloi e ka pasur xhamin e skafandrës e ka patur të hapur por nën të sipas burimeve ka patur një kapuç, pra ka qene i maskuar. Motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike ka qene ngjyre grih tip TMAX 550 kubik, mjet që ka një shpejtësi të madhe. Edhe pse kane qenë shumë njerëz duke kaluar ne atë moment autori nuk ka gabuar ne asnjë prej plumbave.

Nje efektiv i policise qe ishte civil është afruar ne vendngjarje dhe ka tentuar qe ta ndjekë autorin duke vrapuar por ata janë larguar me shpejtësi të madhe me motor. Personi tjetër ka ndenjur pa lëvizur ne këtë mjet dhe e ka mbajtur te ndezur me kokën e kthyer nga personi qe qëlloi Fatos Verracakun. Drejtuesi i motorit sipas burimeve edhe ai ka patur skafande në kokë ndërsa ka qene i veshur me rroba ngjyre gri. Policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje ndërsa ende nuk ka rene ne gjurmët e autoreve të mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here