Artan Hoxha ka komentuar breshërinë e plumbave që ndodhën ditën e sotme në Shkodër ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos rëndë Fatmir Mehaj.
Hoxha tha se logjika është shumë e qartë, pasi është e njëjta dorë që fshihet pas.
“E kam paralajmëruar gjithë ato herë, kam bërë apel shpesh për situatën e rëndë në Shkodër. Kemi operacionin e pesë shtatorit, por edhe atë të arrestimit të Bajrave, pas këtëyre nuk kemi më asgjë.
Krimi në nivele të këtilla, i strukturuar. Këtu kemi vrasje me pagesë. Ata hynë vrasin dhe ikin.
Nuk është zgjidhur historia. Vrasja e sotme i ka të gjitha elementët që vazhdojnë serine e vrasjeve të tjera. Patëm një situatë të qetësuar në maj. Pasi nga të dyja palët patën marrëveshje. Dy muaj zgjati marrëveshja. Pas vrasjes së çiftit në Shkodër, situata doli jashtë kontrollit. Të gjitha vrasjet e tjera në Shkodër janë pa gjurmë dhe ngjarja që i vuri vulën në Shkodër ishte e ajo e Ferracakut. Është vrarë pa asnjë lloj përfshirjeje në ndonjë situatë kriminale, pastaj vimë tek kjo e sotmja. Pse është vrarë? Logjika është shumë e qartë, është e njëjta dorë. E njëjta dorë që ka vrarë Arjanin ka vrarë edhe kushëririn e tij. Se ka menduar se kush do përgjigjet i ka dhënë mesazh dhe palës tjetër, bandës tjetër unë jam i fortë” tha Artan Hoxha në Report Tv.