Ronaldo nis pushimet në hotelin superluksoz,14 mijë euro nata dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq

0
642

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Londrën për të pushuar me familjen, pas pushimit të klubeve, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Ylli portugez është fotografuar nga paparacët në Londër, së bashku me bashkëshorten Georgina Rodriguez dhe djalin e tij Cristiano Junior.
Ashtu siç ia do stili i tij luksoz i jetës, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka zgjedhur një hotel ku për një natë paguan 14 mijë euro.Përpos kësaj, ai do të duhet të paguajë 80 euro në orë vetëm për parkingun.
Sulmuesi i Juventus ka mbërritur mëngjesin e 12 nëntorit tek Bulgari Hotel në Knightsbridge, ndërsa nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here