Dy ish-deputetët e PS dhe grupi i Shijakut kanë një kërkesë drejtuar Apelit, ja thirrja e tyre

0
389

Dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko së bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u liruan, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë “Volvo 4”, pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit. Kreu i bandës së Shijakut është Astrit Avdyli, ndërsa akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Banda u zbulua në bashkëpunim me palën gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here