Ish-ministrja e arsimit Mirela Karabina, është dënuar për shpifje ndaj ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.
Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë është marrë vendimi që ajo të dëmshpërblejë në vlerën e katër milionë lekëve (të vjetra) ish- Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, për dëmin moral, të ardhur për shkak të shpifjeve publike që ish ministrja kishte adresuar në dëm të këtij të fundit.
Pasi sipas Gjykatës, të gjitha deklarimet publike që ajo ka bërë ndaj Ndrecës janë të gjitha shpifje.