Rreth 900 emigrantë nga Amerika Qendrore u nisën nga kryeqyteti meksikan për etapën e fundit dhe më të rrezikshme të rrugëtimit të tyre drejt kufirit të SHBA, ndërsa mijëra të tjerë po presin edhe një ditë për ta bërë këtë, në një strehë masive të improvizuar.
Grupi masiv pushtoi fillimisht metronë meksikane dhe më pas nisën marshimin të shoqëruar nga një eskortë policie.
Për shumë prej tyre ishte hera e parë që hipnin në një sistem metroje dhe ende nuk e kanë idenë e rrugës prej 2,800 kilometra që i pret deri në pikën kufitare të Tijuana.
Ndërkohë, rreth 4,000 emigrantë të tjerë po qëndronin rreth një strehimi të improvizuar për ta nga autoritetet meksikane pranë kompleksit sportiv dhe mezi prisnin të vazhdonin rrugën.
Për të arritur në Tijuana, ata do të marshojnë mes qyteteve meksikane të Queretaro, Guadalajara, Culiacan e Hermosillo, tha kreu i të drjetave të njeriut të Meksikës, Nashieli Ramirez duke shtuar se rreth 400 prej tyre kishin vendosur të qëndronin në Mexico City.
Guvernatori i shtetit Queretaro, Francisco Dominguez, tha se emigrant do të qëndronin në stadiumin e Corregidora të cilin autoritetet po e përgatisin për të strehuar rreth 4,000 njerëz.