Banorët e zonës së “Astirit” prej mëngjesit të sotëm kanë bllokuar qarkullimin në të dyja anët e “Unazës së Re” në shenjë proteste.
Pampuri shprehet se e gjithë kjo situatë vjen si shkak i keqqeverisjes “Rama” dhe se banesat e tyre mund të shemben vetëm atëherë kur pushteti t’i dëmshpërblejë sipas vlerës së tregut.
“S’mundet dot një qeveri të heqë të drejtën e strehimit askujt, kjo është mënyra më e paprecedente për të udhëhequr qytetarët e një vendi.Opozita është dhe do jetë në krah të qytetarëve, nëse këto shtëpi prishen, le të ndodhë vetëm me kushtin që të kompensohen me çmimet e tregut në bazë të pronës së ata kanë, në të kundërt do të jemi qëndrestarë pasi ne kemi prioritet qytetarët. Qëndresa jonë do jetë ligjore dhe morale deri në fund”, tha Pampuri në News24.