PD: Paratë e Fondit Shëndetësor në duart e njerëzve të qeverisë, në vend mbizotëron modeli nepotik

0
457

Partia Demokratike deklaroi ditën e djeshme se tek paratë tek Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor administrohen nga njerëz të afërt të qeverisë. Deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku në një dalje për mediat, u shpreh se kjo tregon nepotizmin e qeverisë. “Sloganet “Po bëjmë shtet”, “Për Shqipërinë që duam” apo “E gjithë vëmendja për ju” janë vetëm fasada propagandistike e Edi Ramës. Në të vërtetë shtetin e ka vënë në dorën e bandave të partisë, në dorën e militantëve dhe të paaftëve, si dhe në dorën e motrave dhe kunatave të partisë. Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë së Edi Ramës, ku ortakëria familjare është në themel të administrimit të miliarda lekëve nga taksat e shqiptarëve. Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë”, tha Ulqinaku.

Sipas saj, buxheti vjetor për Fondin është në duart e kunatave të ministrave të kabinetit qeveritar. “310 milionë euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafajt. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat! Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e klientëve të qeverisë”, deklaroi deputetja e PD. Izmira Ulqinaku shtoi se ky model detyron të rinjtë të largohen nga vendi sepse qeveria nuk iu kushton vëmendje. “Është modeli I motrave dhe kunatave të ministrave në administratë që detyron 79 % të rinisë mendojë largimin nga vendi, sepse të rinjtë e kanë provuar vetë me konkurset fiktive se vëmendja e qeverisë nuk është për ta, por për familjen e kryeministrit, familjet e ministrave dhe pushtetarëve të tjerë”, tha Izmira Ulqinaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here