Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, Gjermania del me një vendim zyrtar

0
692
German Chancellor Angela Merkel delivers a press statement with the Ukranian President ahead of their meeting in Meseberg Palace in Meseberg, eastern Germany, on May 20, 2017. / AFP PHOTO / MICHELE TANTUSSI (Photo credit should read MICHELE TANTUSSI/AFP/Getty Images)

Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu të paktën thuhet në letrën që kancelarja Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën e plotë të kancelares Merkel.

Postimi i plotë i Haradinajt:
Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë.

Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here