Varrimi i Kacifas. Kush është ekstremisti i njohur grek i ndaluar në Kakavijë?

0
432

Ashtu siç pritej në varrimin e Kostandinos Kacifas kanë marrë pjesë shumë persona, ku shumica kishin ardhur nga Greqia teksa kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Kjo ka qenë arsyeja që policia kufitare kishte marrë masa të rrepta për të mos lejuar hyrjen në territorin tonë të ekstremistëve apo personave të dyshimtë që mund të shkaktonin ndonjë incident në Bularat të Gjirokastrës.

Në kufi janë kryer kontrolle të shumta ku mes të kontrolluarve është ndaluar ekstremisti Babis-Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Po ashtu, Karathanos ka qenë deputet i partisë “Demokracia e Re”, e cila njihet për pikëpamjet esktremiste të djathta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here