Maska, bluza e flamuj, qytetarët grekë pushtojnë Bularatin: Konstandin je heroi ynë, ti jeton (VIDEO)

0
357

Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas, i vrarë pas sulmit mbi policinë më 28 tetor.

Të  veshur me bluza me shkrime greke dhe me maska qytetarë grekë kanë lëshuar thirrje ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.

“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë ndërsa mbërritën në Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës.

Familjarët e viktimës nuk i kanë lejuar kamerat e televizioneve të qëndrojnë para shtëpisë së tyre. Sipas tyre media shqiptare ka disinformuar publikun.

Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here