Kamza shkarkon trajnerin Klodian Duro
Lajmi është dhënë përmes një postimi në facebook nga klubi i Kamzës.
“Klubi bene te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu. Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone.” Thuhet ne nje postim ne faqen zyrtare te klubit ne facebook.