1500 grekë thirrje anti-shqiptare në Bularat, Artan Hoxha ka një pyetje për Berishën dhe qytetarin dixhital

0
408
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend  ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili reagon për gjithçka, por sot për Bularatin ka heshtur.
“Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.”- deklaroi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here