Gazetari Mitro Çela nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar një përvojë personale gjatë kohësh që ishte drejtor i një televizioni, teksa është përballur me një studente të gazetarisë.
Statusi i plotë i Mitro Çelës
* Një herë e një kohë më vunë nishanin e shefit në televizor… Ra dera. Në prag një yll… M’u tha pështyma… – Mund të ulem? – Të ka ndaluar njeri ndonjëherë? – Jo…
– Pse pyet, atëherë? – i thashë… Ndezi cigaren, e vuri në buzët e kuqe si qershi dhe cicëriu: – Ta pi një cigare?… E ke problem të më sjellësh kafe me çakmak?… U ngrita… U ktheva. Në njërën dorë filxhanin. Në tjetrën shtrëngoja veglën për zjarr. Nisa ta shihja me sytë e ballit dhe ato të mendjes. E vesha dhe e zhvesha…
– M’i ke ngulur sytë sikur nuk ke parë femër me sy! – Me këtë stil – më shumë zhveshur se veshur dhe ballë për ballë, – e kam sefte, – iu përgjigja. – Jam studente, për gazetari. Dua të punoj në televizor… – Pa problem, – belbëzova. – Si thua ta nisim me gjëra më të thjeshta! Mund të gatuash ndonjë lajm?
Dy ditë më vonë. Pa trokitur. Hapi derën dhe më la mbi tavolinë dy gisht lajm… – Të pëlqen? – E ke tharë, – i thashë! – Ka vetëm dy lapsuse. Së pari: lajmi nuk ka kokë… – Pse, edhe lajmi do kokë?… Piva një gllënjkë ujë, që më ngeci në gurmaz: – Ti ke këmbë të bukura?… – Po… – Ke veshur tanga… Mos do të thuash je e virgjër! – Unë nuk jam çupë mamaje, që t’ia dhuroj virgjërinë burrit!
Të të them një sekret? Në shekullin e internetit, virgjëria është si relikte. Mund të shqepesh në motel dhe të qepesh në maternitet… Sot në modë nuk është burri, por partneri. Dhe partnerët nuk e kanë mendjen te virgjëria…