Sot është dita e fundit e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të cilat filluan më 3 tetor 2018.
Mësohet se aplikimet do të mbyllen pasditen e sotme në orën 18:00.
Gjatë gjithë kësaj periudhe aplikimesh ambasada amerikane ka ndarë me të gjithë të interesuarit këshilla për plotësimin e formularit në mënyrë që të shmangin çdo gabim të mundshëm.
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat të gjithë atyre që aplikuan këtë vit për Lotarinë Amerikane