Paralajmërim i fortë i këngëtares! Rihanna letër kërcënuese presidentit Trump, gati padija

0
450

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, gjithmonë ka qenë kundër politikave të presidentit amerikan Donald Trump, madje së fundmi ajo e ka kërcënuar atë me anë të një letre.

Sipas “Rolling Stone”, në letrën e dërguar prej saj, Rihanna thotë se presidenti ka përdorur këngën  “Don’t stop the music” në një nga fjalimet e mbajtura në Chattanooga, pa i marrë leje asaj.

Avokatët e këngëtares kanë dërguar këtë letër si formë paralajmërimi, por këngëtarja e ka ndarë mendjen ta padisë presidentin.

“Përdorimi i këngës duhet të bëhet me leje. Unë nuk ja kam dhënë një të tillë”, është shprehur Rihanna.

Ende nuk është ngritur zyrtarisht një padi, por shumë shpejt pritet të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here