Shërbimet sekrete të sigurisë së Francës kanë arrestuar 6 persona pas hetimeve preliminare nën dyshimin se kanë planifikuar atentat kundër presidentit të vendit Emanuel Macron.
Referuar burimeve të afërta me shërbimet inteligjente, agjencia e lajmeve Reuters njofton se personat e dyshuar kanë pasur një plan jo-preciz dhe ende të papërfunduar për të kryer sulme të dhunshme kundër Macron.
Edhe televizioni francez BFM TV më herët gjatë ditës kishte raportuar se janë arrestuar 6 pjesëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë për “kërcënime dërguar kryetarit të vendit”.