Fatmir Xhafaj tregon se ku do të fokusohet tani pas dorëheqjes si ministër

0
476

Pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të vijojë angazhimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalimin përshëndetës me stafin e Ministrisë së Brendshme, Xhafaj theksoi se do të fokusohet në zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja.

“Kam vendosur të shkëputem nga pesha e përditshme e përgjësive ekzekutive, për t’ju përkushtuar rolit të respektuar të ligjvëvendësit, duke iu bashkuar angazhimit kolegëve të mi për implementimin e reformës në drejtësi, ngritjen e institucioneve drejtuese të sistemit dhe veçanërisht përshpejtimit të procesit për ngritjen e BKH-së dhe Spak-ut”, u shpreh ish-ministri.

Fatmir Xhafaj u dorëhoq disa ditë më parë, në kohën kur Policia e Shtetit kishte nisur goditjen e disa prej bandave më të rrezikshme kriminale, ndërkohë që nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim shterues për këtë vendim të papritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here