Gjatë një jave, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 229 persona, nga të cilët 64 janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, 156 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të Forcës së Ligjit në Territor janë sekuestruar 17 kallëpe tritol, armë zjarri e lëndë narkotike.
Uniformat blu kanë monitoruar me radar edhe akset kryesore rrugore. Nga kontrollet janë proceduar penalisht 42 shoferë, nga të cilët 12 për shkelje të rregullave të qarkullimit, 26 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe 4 për largim nga vendi i aksidentit.
Po kështu, Policia e Tiranës ka plotësuar edhe 24 kërkesë-padi për urdhër-mbrojtje të menjëhershme