Moderatorja Ilva Tare duhet të jetë një nënë shumë krenare për djalin e saj të vogël.
Thomasi është rritur dhe tashmë kujdeset për punët në shtëpi, si ujitja e luleve për shembull.
Në një foto të fundit të publikuar në Instagram, Ilva tregon një moment nga nëntori i saj i ëmbël, teksa Thomas bën punë shtëpie. Të gjithë kur kemi qenë të vegjël kemi dashur të merremi me punë të rriturish, ndaj edhe Thomas nuk bën përjashtim.
“Mirë se vjen nëntor”, shkruan Ilva teksa publikon foton.

