Përfundon dëshmia te Krimet e Rënda, ja thirrja e babait të Kacifas

0
433

Hetimet për vrasjen nga RENEA gjatë shkëmbimit me armë zjarri të Kostandinos Kaçifës, janë shtrirë edhe në dëshmitë e familjarëve të 35-vjeçarit.

Së fundmi ka qënë Jani Kaçifa, babai i Kostandinos Kaçifës, i cili është paraqitur të Krimet e Rënda për të dëshmuar për djalin e tij . Ai erdhi tek Krimet e Rënda i shoqëruar nga një avokat dhe nga një i afërm.

Jani Kaçifa u kërkua nga prokurori i Krimeve të Rënda për të dhënë versionin dhe pretendimet e tij përsa kohë i moshuari pretendon se i biri është qëlluar nga një distancë e afërt nga forcat speciale.

Në një intervistë për mediat greke, Jani Katsifas pak ditë më parë tha se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë dhe ishte shumë patriot.

“Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 40-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek. Kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin. Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësiht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë”, u shpreh ai për Prothema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here