sh-ministri Tahiri gjatë fjalës së tij para mediave ka shpërthye kundër opozitarëve, Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi. Ai kujtoi natën kur Basha e Berisha i vajtën në shtëpi Ilir Metës, aso kohe i pandehur.
Tahiri e cilësoi Bashën si kaçol në politikë dhe një politikan që ka vjedhur dhe vrarë njerëz., por nuk është hetuar as dënuar.
“Unë nuk jam Lulzim Basha, kaçol në politikë që vodhi e vrau njerëz, por nuk u hetua, nuk u gjykua e nuk u dënua. Për mua drejtësia e blerë, qoftë edhe nga Edi Rama është më e keqe se çdo dënim. Unë e kam parasysh atë natë ky Lulzimi dhe Berisha i shkuan në shtëpi atë kohë të pandehurit Ilir Meta dhe tallën gurabien me njerëzit duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika. Basha ja hodhi me raporte mjeksore, e sot bën moral“, deklaroi Tahiri.