Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili postoi disa orë më parë në profilin e tij në ‘Facebook’ një video që sipas tij Sukthi është i pushtuar nga ndotja masive, si pasojë e djegies së mbetjeve urbane.
Menjëherë ka reaguar Dako, i cili sipas tij, pamjet e publikuara nga ish-kryeministri nuk janë reale.
“Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që i’a faturon Durrësit, po unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako.