Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se çështja mes Shqipërisë dhe Greqisë është dypaleshë dhe sipas tij është e rëndësishme që dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen” tha Soreca.