Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së sotme, ku ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.
Basha në fjalën e tij theksoi edhe njëherë se qeveria është e lidhur me krimin deri në kupolat më të larta.
“Organizata e Rilindjes e ka kthyer PS-në në një narko parti. Domethënënia praktike e kësaj gjendjeje të PS-së është se qeverisja ka mbaruar”- ka deklaruar kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Rama, pushtetin që ka marrë nuk e përdor për të qeverisur, por për të mbrojtur pushtetin e tij me krimin dhe shpëtuar bashkëpunëtorët e tij nga drejtësia. Vangjush Dako duhet të arrestohet. Arrestimi i Dakos bashkë me Rroshin, Dajën dhe prokurorin Arjan Ndoji është një hap i paevitueshëm pa të cilin kolapsi total i Prokurorisë dhe kapja e saj nga krimi jo thjesht nga politika, faktohet tashmë.
As Vangjush Dako, as Elvis Rroshi, as gent Daja dhe as eksponentë të tjerë të dosjes 339 nuk mund të hetohen në liri. Prokuroria ka shumë prova për bashkëpunimin e vangjush Dakos me krimin janë vetëm maja e ajsbergut dhe janë bërë aq për ta zbehur rolin e tij dhe mbajtur nën kontroll. Në këtë kuptim, Vangjush Dako është një kriminel i mirëfilltë që ka bashkëpunuar me krimin për pushtet dhe para.”
Taulan Balla duhet të merret urgjentisht i pandehur.”, tha Basha.