Vrasja e ekstremistit nga RENEA, ja çfarë shkruajnë sot mediat greke: Viktima ishte…. (VIDEO)

0
391

Mediat greke i kushtojnë shkrime të shumta ngjarjes së djeshme në Gjirokasër, ku në përleshje me policinë u vra nga Renea 35 vjeçari Kostandinos Kacifas.

Protothema shkruan sot se flamuri grek në Bularat, i ngritur nga Kostandinos Kacifas ishte shkaku i reagimit shqiptar, që çoi në vrasjen e 35-vjeçarit.

Gazeta greke shkruan sot se “videoja e postuar në llogarinë e tij në facebook para tre javësh nga Konstantinos Katsifas tregon flamurin grek të vendosur në një kryq në shpatet e malit mbi fshatin Bularat, atdheun e viktimës”.  Sipas saj, poshtë videos 35-vjeçari kishte shkruar: “Epiri i Veriut, tokë helenike”.

Sipas medias greke, ishte prania e flamurit grek, të cilin Katsifas kishte ngritur, ajo që provokoi reagime nga nacionalistët shqiptarë në zonë. Me tej thuhet se ai ishte në presion për ta hequr flamurin edhe nga faqja në internet.

Sipas Protothema, Kacifas ishte me ndjeshmëri të madhe patriotike, por nuk ka pasur lidhje me Agimin e Artë.

Në fund Protothema shkruan: “Ai ishte udhëheqësi i një grupi të madh të Epirit të Veriut në mitingjet e fundit madhështore për Maqedoninë në Selanik dhe Athinë, duke mbajtur flamurin e madh grek që ishte bërë viral në mediat sociale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here