Maqedoni, Zaev: Kërkesa për amnisti është e papranueshme

0
501
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha sot pas takimit me tetë deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese, se ka biseduar për tre nga katër pika që janë kërkuar mes të cilave dhe amnistia e propozuar për autorët e dhunës së 27 prilit në parlamentin e vendit. Zaev tha se kërkesa për amnisti nuk është e pranueshme dhe se pajtimi kombëtar bëhet në Kuvend, ndërsa zëvendësi i trupit kombëtar për pajtim do të jetë deputet nga grupi i ri parlamentar.
“Bashkërisht me ministren Renata Deskoska u konsultuam me grupin e ri parlamentar. Konstatoj se gjetën drejtime konkrete në pjesën e garancisë se procesi do të kryet nga ana e Greqisë. Identiteti maqedonas do të përforcohet”, tha Zaev,
Ai shtoi se është biseduar edhe për trupin kombëtar për pajtim, gjegjësisht janë precizuar të gjitha detajet. Me formimin e trupit do të vërtetohet edhe metodologjia.
“I përpunuam të gjitha detajet. Së bashku me ekipet juridike do t’i ndërtojmë tri kërkesat”, tha Zaev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here