Shkencetarët rusë njoftuan dje se kanë testuar me sukses komponentin kryesor të motorëve bërthamorë hapësinorë që pritet të revolucionarizojnë misionet e largëta të eksplorimit të sistemit tonë diellor.
Inxhinierët rusë kanë zhvilluar sistemin special të shtytjes motorike që prej vitit 2009, i cili ka si burim energjie një reaktor bërhtamor 1 megavat. Sipas raportit, jë ngaelementët celës të sistemit është aparati i ftohjes së reaktorit, çka deri tani nuk ishte mundur të kryhej në hapësirë.
Motori bërthamor përbëhet nga reaktori i përshpejtimit të neutroneve dhe gjeneratori që ushqehet nga nxehtësia e çliruar prej reaktorit.
Ndryshe nga motorët e raketave me lëndë kimike, të cilat e djegin lëndën e tyre brenda disa minutave, sistemi i ri do të mund të funksionojë për mijëra orë para se lënda e reaktorit të konsumohet, duke lejuar shpejtësi më të madhe dhe burim të qëndrueshëm energjie për eksplorime në Mars dhe më tej.
Sfida kryesore e sistemeve të tilla është trajtimi i nxehtësisë së tepërt të reaktorëve, pasi mjeti hapësinor vepron në vakumin e hapësirës dhe kjo nuk mudn të largohet me sasi të mëdha uji si në rastet e centraleve bërthamore në tokë.
Radiatorët e zakonshëm të mjeteve hapësinore janë tuba të gjatë të jashtëm ku rrjedhin lëngje ftohëse, por ky sistem ishte një ngarkesë e madhe për mjetin në fjalë dhe gjithashtu të rrezikuar nga meteorët.
Prandaj inxhinierët rusë krijuan një radiator lëngjesh që rjedhin në një sipërfaqe të mëdha dhe e rezatojnënxehtësinë në hapësirë. Sipas shpjegimeve të përmbajtura prej moszbulimit të sekretit, lëngjet e përdorura më pas mblidhen dhe tuten përsëri në sistem për t’u përdorur.