Shokon Braçe. Publikon sms-të kërcënuese në adresë të tij: Hajde në filan vend po ta mbajti se…

0
533

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financa, Erion Braçe, ka treguar mbrëmjen e djeshme një bisedë që ka bërë me një nga pronarët e basteve, që sipas të cilit e kanë kërcënuar.

Braçe në studion e Real Story në Vizion Plus me Sokol Ballën, ka treguar të gjithë bisedën që ka zhvilluar, ku nuk mungonin sharjet dhe fyerjet.

Pjesë nga biseda që u lexua nga Braçe

Mesazhi: Zoti filan po hyni në gjynaf ju të PS me këto bastet që po mbyllen janë 50 mijë veta që punojnë dhe do i lini rrugëve.

Braçe: (I them unë) Gënjeshtër e madhe. As 6 mijë veta dhe të gjithë skllevër të një grushti kriminelësh që zotërojnë lojërat e fatit.

Mesazhi: Po ato kriminelë që thua ti, të kanë sjelle ty në pushtet, jo doni tu hiqni lekët që i kanë bërë më gjak ato kriminelët.

Braçe: Ata kriminelët mund të kenë mbajtur ty mirë e bukur, por mua nuk më kanë votuar kurrë. Tani largohu prej këtej.

Mesazhi: Ok të q**sha motrën.

Braçe: (I kthej unë të njëjtën përgjigje, se e kam shpallur kush më shan e shaj” Hajde po ta mbajti në filan vend.

Mesazhi: I njeh mirë ti ata në Tiranë të fusin atë dhe këtë.

Braçe: Atje je ti (i them unë në mesazh) do të të gjej unë dhe ta tregoj unë se çfarë do të mbash ti në gojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here