Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se a duhet të kandidojë Vangjush Daka në krye të Bashkisë së Durrësit, Erion Braçe i është përgjigjur me ironi se është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjes së 21 janarit.
“Është njëlloj si të them unë a duhet të kandidonte Lulzim Basha, në krye të bashkisë së Tiranës, pas vrasjes së katër personave më 21 janar në bulevard qe kishin kaluar vetëm katër muaj nga ngjarja. Edhe pse mendoj se nuk është një krahasim i njëjtë, pasi vrasjet janë vërtetuar, ndërsa përgjimet për Dakon kanë dalë këtë mëngjes, dhe akoma nuk ka një version zyrtar.”