Francë, Macron shpreh keqardhje për blerjet e Belgjikës të avionëve nga amerikanët Lockheed Martin

0
468
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se vinte keq për zgjedhjen e Belgjikës për të blerë avionët e saj luftarakë F-35nga kompania amerikane Lockheed Martin, në vend të prodhimit evropian Eurofighter Typhoon.
“Është një vendim që erdhi si rezultat i një procesi që unë respektoj, dhe që ishte i lidhur me kufizimet specifike politike të Belgjikës, për të cilat unë nuk mund të komentoj. Por strategjikisht, kjo është kundër interesave evropiane”, tha Macron në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin sllovak Andrej Kiska.
“Nga ana ime, mua më vjen keq për zgjedhjen që është bërë në ketë rast”, shtoi Macron.
Më herët Belgjka kishte njoftuar se po zgjidhte të blinte avionët luftarakë të  Lockheed Martin, për të zëvendësuar gjuajtësit e saj të vjetruar F-16, në një marrëveshje prej 4 miliardë euro, për të cilën tha se në fund të fundit kishte vendosur çmimi.
Vendimi ishte gjithashtu për të ardhur keq për Britaninë, Gjermaninë, Italinë e Spanjën, të cilat marrin pjesë në programin e ndërtimit të Eurofighter, por ishte gjithashtu refuzim i ofertës franceze për t’i shitur Brukselit gjuajtësit Rafale të ndërtuar nga grupi francez Dassault Aviation.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here