Blloku vendoset në shtetrrethim nga Policia. Mësohet se këto masa janë marrë për të shmangur problematikat e krijuara nga personat me precedent si dhe për të shmangur “parakalimin e makinave luksoze” që është bërë modë për “të fortët”.
Që prej masakrës në lokalin Monopol të Redi Popeskut, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën, policia ka bllokuar disa nga rrugët e ish-Bllokut për të mos lejuar qarkullimin e makinave në këtë zonë, duke krijuar kaos në trafik.