Javën e kaluar në “Top Channel” nisi emisioni më i ri “Hell`s kitchen”. Ky format drejtohet nga shefi Renato Mekolli, i cili vë në prove aftësitë e konkurrentëve në artin e kuzhinës.
Mirëpo, emisioni i parë ngjalli shumë reagime, ku Mekolli u shfaq shumë i inatosur e madje, theu pjatat, përplasi tenxheret dhe njërën nga konkurrentët e detyroi të hidhte ushqimin në kosh.
Ndërkohë në emisionin e mëngjesit ‘Kafein’ në In Tv moderatori Flavio Qarri, i cili më herët ka qenë pjesë e Top Channel ka zgjedhur të komentojë sjellën e Mekollit, përmes pyetjeve në intervistën e radhës.
Ndërsa intervistonte specialisten e punësimit, Etleva Gjelajn për kurset e gatimit, moderatori e pyet: A mos keni edhe ju mësues kaq të pasjellshëm sa dikush që doli në televizion duke thyer pjata, e duke ulëritur?
Ndërkohë, kjo pyetje është shmangur nga ana e specialistes duke thënë se nuk preferon të bëjë një koment të tillë.