‘Babalja, Ezeli dhe Izaura’, Rama: Telenovela në versionin ‘Luli e Mona’

0
413

Plot ironi fjalimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama. Teksa paralajmëroi dje se do t’i kushtonte disa fjalë ‘lloto opozitës’ lidhur me akuzat e saj për ligjin për ‘Lojërat e fatit’, Rama nuk i kurseu batutat në drejtim të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë iu kthehu përgjigje opozitës lidhur me një deklaratë të bërë në drejtim të tij se Rama po tërhiqte vëmendje për ligjin për kazinotë. Rama tha mes ironisë se donte të hiqte vëmendjen nga ‘telenovela Babalja’, ndërsa shtoi se u krijua versioni ‘Luli dhe Mona’.

“Më e bukura nga të gjitha që kam dëgjuar në këto ditë ka qenë një shprehje; e bën Edi Rama këtë për të tërhequr vëmendje. pra gjithë kjo luftë frontale që bëhet për të goditur këtë luftë kriminale, bashkë me goditjen e grupeve të krimit të organizuar, bashkë me fillimin e nxirjen e jetës së të fortëve, janë të gjitha për të tërhequr vëmendje. Po nga duam të tërheqim vëmendjen? Nga telenovela Babalja. S’po e tërheqë më interesin spektatorët. Nga një personazh tjetër, nga Ezeli, apo Izaura, në versionin; Luli dhe Mona’. S’janë ndonjë gjë e madhe. Janë dhe këta analistët me gjyslyke që shohin lartë dhe syzet i ikin poshtë. meqë krimi lulëzoi në kohën time dhe Bracës, le që Erioni ka pasur shumë kohë. Më thoni një emër të kësaj serisë ‘narko-babale’ që u bë i famshëm në botën e paligjshmërisë me ardhjen në qeveri të PS. Eh? Këta kanë vite të tëra që janë strukturuar”, -tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here