Zonja Tefta e bëri për “një lekë”, Renato Mekolli nuk do t’ia dijë fare dhe bën namin në puntatën e dytë (VIDEO)

0
459

Këtë të premte që lamë pas, nisi emisioni më i ri në Top Channel, “Hell’s Kitchen”, i moderuar nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Gjatë transmetimit të emisionit, ajo që i bëri më shumë përshtypje publikut ishte sjellja e ashpër e Renatos.

Ai theu pjata, hodhi ushqimin dhe qortoi me tone të larta konkurentët, saqë njëri prej tyre u largua nga gara pasi nuk duroi dot presionin e krijuar në kuzhinë. Pas puntatës që hapi polemika të mëdha në publik, Renato Mekolli ka reaguar për herë të parë.

Ai ka publikuar një video të puntatës së ardhshme të emisionit, në të cilën shfaqet me të njëjtën sjellje të ashpër dhe në kuzhinë është krijuar sërish e njëjta situatë e tensionuar, pa marrë parasysh kritikat e publikut dhe madje edhe të Zonjës Tefta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here